Gati për VETSHËRBIM?

Prej të hënës (18 Mars 2013) në NRG ka nisur VETSHËRBIM. Ky është një program i përditshëm me dy protagonistë shumë të freskët, me një pikëpamje krej të veçantë për gjërat që i rrethojnë. Redi dhe Diti janë dy të rinj që i bëjnë shoqëri dëgjuesve të NRG nga e hëna në të premte, nga ora 10:00-12:00. Programi nuk premton se do të bëjë çudira dhe filozofira të mëdha, ama premton që do të jetë një ritual shumë i këndshëm për të gjithë. Protagonistët e VETSHËRBIM çdo ditë do të “servirin” për të gjithë dëgjuesit “ingredientë” interesantë dhe të duhurit për të nisur një ditë mbarë dhe plot buzëqeshje e energji pozitive.
Por ajo që është interesante është edhe fakti se Redi dhe Diti duke qenë student, do të sjellin në vëmendje të publikut edhe shumë problematika të bashkëmoshatarëve të tyre, një brez moshor që nuk para është shumë prezent nëpër programet apo shkrimet e mediave. Si është të jesh student? Sa e vështirë është të bësh një jetë prej studenti? Sa informacion kanë ata për zgjedhjet që do të shënojnë të ardhmen e tyre? Të jesh i ri në Shqipëri? e shumë të tjera si këto.

Programi do të jetë i larmishëm falë rubrikave që do të jenë pjesë e pandashme dhe padyshim nga mesazhet e dërguara nga dëgjuesit në numrin e telefonit të vënë në dispozicion ose komenteve në faqen zyrtare të Radios në Facebook…

Advertisement

LET THE FUN BEGIN! YOU GOT SERVED! 🙂