Kompania ka lançuar një seri me libra audio 8 minutësh. Qëllimi është që t’ju rrisin njohuritë e përgjithshme teksa jeni duke u marrë me gjëra të tjera. Ka libra audio për rrëzimin e murit të Berlinit e për shtatë mrekullitë e botës. Informacioni në secilin segment 8 minutësh është i bazuar në fakte të kontrolluara nga autorë prestigjozë, fitues të çmimeve të ndryshme dhe prezantuar nga artistët më të mirë.
Olivia Wood, Drejtoresha Ekzekutive e iMinds e themeloi kompaninë në Sydney të Australisë, nxitur nga prirja në rritje e produkteve që miksonin argëtimin me edukimin si dhe rritjes së prezencës së teknologjinë personale në të gjitha aspektet e jetës moderne. “iMinds Mind Tracks janë shoqëruesit perfekt për të gjithë ata që kanë produkte MP3 dhe e përdorin teknologjinë për të marrë maksimumin nga jeta”,- ka thënë Olivia. Ajo ka parë njerëz që t’i përdorin këto produkte si “snack informacionesh” teksa janë përpara kompjuterave apo teksa janë në palestër. Për momentin mund të gjenden mbi 400 iMinds MindTracks, të mundshme për shkarkim. Ato janë të ndara në kategoritë si politikë, arte, mjekësi, shpikje dhe kulturë pop. Gati për të mësuar gjëra të reja?


