Mendohet se Kanye West do t’i propozojë Kim Kardashian-it sapo të jetë finalizuar divorci i saj me Kris Humpries. Ai dëshiron që të realizojë unazën e fejesës me vathët me diamant dhe unazën me rubin të së ëmës, e cila nuk jeton më. “Donda ishte një person shumë i rëndësishëm në jetën e Kanye-t. Ai i ka ruajtur të gjithë bizhuteritë e saj, pjesën më të madhe të të cilave ja ka dhuruar vetë ai kur filloi të bëhej i famshëm. Tani duket se ka gjetur një femër që e respekton dhe e do aq shumë sa e ëma, ndaj dëshiron që t’a ndaj koleksionin e saj të bizhuve me Kim”,- ka thënë një burim i brendshëm.
Por ka pasur miq që janë kundër kësaj ideje? Përse?
Me sa duket miqtë e Kanye-t nuk janë dakort që ai të bëjë unazën e fejesës me Kim nga bizhutë e së ëmës. Po sikur të ndahen??? Ajo do të mbante bizhutë e së ëmës përgjithnjë. “Miqtë mendojnë se kjo është një ide e tmerrshme dhe po e këshillojnë që të mos ja japë unazën Kim-it, sepse do të jetë një dhuratë dhe do të jetë e vështirë që t’a kërkojë mbrapsht nëse një ditë do të ndahen. Gjithashtu i kanë kujtuar se Kim nuk është njeri që punon shumë fort për paratë e saj. Ajo bën milliona duke realizuar realizy shows dhe duke shitur imazhin dhe bizhuteritë e Donda-s nuk duhet të jenë pjesë e atij imazhi”.
Të shohim se çfarë do të vendosë Kanye.