Ajo sot është 40 vjeç dhe ndihet e lumtur për këtë fakt, madje e konsideron veten jo vetëm më të pjekur por dhe më të bukur. Gjatë një interviste të dhënë së fundmi për revistën “Esquire” ajo ka pohuar: “Pranë meje dua një person që të jetë i fortë dhe në gjendjë të marrë përsipër përgjegjësi. Më eksiton shumë ideja për të patur pranë vetes një njeri i cili e ka ditën të mbushur plot impenjime”. Gjithashtu ajo ka pranuar se tani ndihet gati të ketë dhe një fëmijë në jetën e saj. Cameron ka treguar se martesa nuk ka qënë asnjëherë një zgjidhje e mirë apo e dashur për të as kur ka qenë 20 vjeç, as kur ka qënë 30 dhe as tani, por nuk mohon faktin që mund të jetë një opsion për të ardhmen.