Gara për Tiranën: Erion Veliaj apo Blendi Klosi?

Këtë javë pritet të marrë fund dilema lidhur me kandidatët e koalicionit të majtë për zgjedhjet lokale të 21 qeshorit.Por nëse deri pak javë më parë lakoheshin emra të ndryshëm, duket se këto ditë lista është reduktuar për të mbërritur vetëm në dy emra, ministrin e Mirëqënies Sociale Erion Veliaj dhe Sekretarin Organizativ, Blendi Klosi.
Pavarësisht se të dhënat e sondazheve janë tërësisht sekret në PS, jozyrtarisht pohohet se Veliaj është më favoriti. Megjithatë do të jetë Kryeministri Edi Rama ai që do të vendosë mes Veliajt dhe Klosit, një vendimmarrje jo e lehtë, e cila parashikohet të jetë e minutës së fundit.
Po ashtu, ende nuk është vendosur për kandidatët e dy qarqeve të rëndësishme, siç janë Vlora dhe Fieri, ndërkohë që janë konfirmuar disa bashki të mëdha, si Shkodra, Durrësi dhe Elbasani.

Advertisement