Fytyra tregon si është në shtrat, ja shenjat

    0
    Fytyra tregon si është në shtrat, ja shenjat

    Kinezët këtë e praktikojnë tashmë me mijëra vjet dhe konstatojnë që vijat e fytyrës sonë flasin çdo gjë mbi aftësitë tona, por edhe për dëshirat në shtrat. Seksologia e njohur Tracey Cox diç më hollësisht ka studiuar mësimet e lashta kineze. Ja se ç’ka zbuluar:

    Vetullat

    Të vogla dhe të rralla: pothuajse pa interesim fare për seks, mirëpo interesim të madh për shpirtmirësi.

    Të dendura dhe të trasha: person shumë seksual dhe i hapur për eksperimente të reja, mbase edhe për tradhti.

    Sytë

    Sytë të shkëlqyeshëm: gjithmonë në kërkim të sfidave të reja, lehtë kënaqen seksualisht, ndërkaq dashurisë nuk i përkushtohen shumë, andaj edhe nuk janë besnikë.

    Sytë të errët: person i zjarrtë i cili kënaqet në seks të gjatë dhe të paramenduar, dinamik në krevat, e adhuron seksin, mirëpo vështirë hapet.

    Hunda

    Hunda petuc: janë persona që dëshirojnë seks romantik dhe poza tradicionale, nuk u interesojnë eksperimentimet dhe mund të jenë nga pak monoton.

    Hundë e rrafshët apo pak hundë gungaçe: adhurojnë seksin, e duan në sasi të mëdha dhe janë të shkëlqyeshëm në shtrat.

    Gropat e syve

    Gropat e syve të vogla dhe të holla: janë persona me apetit të madh seksual, gjithmonë të gatshëm dhe të hapur për çdo gjë.

    Gropa të syve të trasha dhe të mëdha: mendojnë shumë mbi seksin, kanë libido shumë të fuqishme dhe dëshirojnë çdo gjë që ka të bëjë me seksin.

    Goja

    Goja e madhe: dashnorë të sinqertë të cilët dëshirojnë të kënaqin personin tjetër, janë shumë potentë. Nëse është fjala për gojë të plotë, atëherë sensualiteti është i sigurt.

    Goja e vogël: janë dashnorë fantastikë dhe inventivë, mirëpo shpejt arrijnë orgazmën. Janë të sinqertë dhe besnikë.