Fytyra e re e Dior

Për një aktore të re (e në fakt për çdo aktore) të arrish një marrëveshje të tillë me një markë prestigjoze është një shtysë shumë e madhe për karrierën. Së pari është shumë fitimprurëse, së dyti e gjithë bota do të shohë fytyrën e fotografuar nga fotografët më të mirë të planetit dhe së fundmi personi lidhet me imazhin ndërkombëtar të markës, në këtë rast të Dior. Deri në këto momente imazh i Dior ka qenë aktorja franceze Marion Cotillard. Ndërkohë kanë shumë vite që punojnë me Charlize Theron për parfumet, por është e pazakontë për Dior të kenë një aktore amerikane si imazh kur vjen puna për rrobat dhe çantat. Debutimi i Mila Kunis si imazh i Dior do të ndodhë për fushatën e re pranverë/verë 2012, fotot e së cilës janë realizuar nga Mikael Jansen në New York dhe do të fillojnë të publikohen që këtë muaj. Kunis shfaqet e veshur me rroba të zeza chic dhe me një çantë ikonë “Miss Dior”. Flokët i ka të kapura në stil francez. “Jam shumë emocionuar që do të punoj me Dior. Marka është një ikonë në shumë drejtime. Ajo përcakton ç’ka është fashion, elegante dhe e sofistikuar”. E kush nuk do të ishte e emocionuar të punonte me një gjigand si Dior…

Advertisement