Ansi Agolli, mbrojtësi i Kombëtares, është bërë pasditen e djeshme baba për herë të parë në moshën 35-vjeçare.

Lajmin e ëmbël e beri të ditur vetë ai përmes Instagramit, me një portret familjar e duke na treguar se bashkëshortja e tij ka sjellë në jetë një djalë.

 “Mirëseerdhe mes nesh biri im. Mami Rea dhe babi Ansi të duan shumë!”, kështu ka shkruar futbolllisti shqiptar në postimin e dedikuar bebushit të sapolindur.

Nisur nga postimi në fjalë mendohet se mesfushori dhe bashkëshortja e tij e kanë zgjedhur tashmë emrin për këtë vogëlush, i cili mesa duket quhet Blodin Brooklyn Agolli dhe ka lindur në New York.