Anjeza Maja ka postuar një foto në Instagram ku duket ajo në vitin 2001 dhe Karlie Klos në “Met Gala 2016” me një fustan përafërsisht të njëjtë. Ajo shkruan: “Po kthehet moda. Nuk kanë faj mamatë që na thonë të ruajmë rrobat”. Mesa duket, edhe Anjeza paska marrë këshilla nga nëna e saj se rrobat që ka një ditë do t’i duhen përsëri. Por çfarë na bëri përshtypje është se fansat kanë komplimentuar bukuroshen për look-un e saj, por nuk kanë thënë asgjë për ngjashmërinë e fustaneve.