Berisha tha se do të përfundojë këtu ndërtimi i unazës së qytetit, rrugën drejt Ishmit si dhe shkolla dhe qendra të reja shëndetësore. Berisha u bëri thirrje banorëve të Fushë Krujës të votojnë në zgjedhjet e së dielës Partinë Demokratike se në këtë mënyrë u shpreh ai do shndërrohet në realitet ëndrra europiane e shqiptarëve. “Një thirrje vëllazërore për të gjithë ju, për të gjithë qytetarët shqiptarë, pavarësisht nga bindjet e tyre, që të bashkoheni me ne, të bashkohemi në projektin tonë evropian. Unë i premtoj fermerëve të Fushë Krujës se qeveria ime do të financojë çdo projekt që ata do të sjellin për të shtuar prodhimin, për çdo rrënjë ulliri, për çdo rrënjë peme frutore. Unë zotohem këtu se qeveria ime do të subvencionojë plotësisht inputet dhe akcizën e naftës për sipërfaqen e mbjellë”, theksoi kryeministri Berisha. Berisha premtoi këtu investime në një sërë veprash infrastruktuore si dhe krjimin në këtë vend të një qendre kombëtare panairesh.