Victoria Beckham është emëruar nga Kombet e Bashkuara si Ambasadore e Vullnetit të Mirë në vitin 2014, dhe tani shtëpia e saj e modës ka dizajnuar edhe bluzat që simbolizojnë Ditën Botërore të HIV-AIDS në 1 dhjetor.
Këto bluza kushtojnë vetëm 90 paund, një shifër e ulët kjo krahasuar me veshjet e tjera që mbajnë firmën e stilistes. Ish-vajza e grupit muzikor Spice Girl ka nisur edhe fushatën e saj sensibilizuese për të mbledhur fonde për nismat dhe organizatat bamirëse të mbështetura nga UNAIDS.
“Ne kemi bërë një rrugë të gjatë për të luftuar HIV-AIDS. Mbështetja e madhe globale që kemi tashmë i ka dhënë rezultatet e saj. Shumë njerëz kanë mundur të nisin trajtimet dhe kanë parandaluar këtë virus. Por, sigurisht që ka ende shumë njerëz që janë lënë pas dore për shkak të pabarazive gjinore, stigmës së paragjykimeve dhe diskriminimit. Ndaj ne duhet të punojmë akoma edhe me tepër”, tha Victoria.
Victoria Beckham njihet për filantropinë e saj dhe bamirësitë që bën.