“Furious 8” mbetet pa regjisor

Kompania e prodhimit “Universal” është në kërkim të një regjisori për filmin “Fast and Furious 8”.

Pas publikimit të lajmit se Justin Lin dhe James Wan kanë refuzuar të jenë pjesë e këtij filmi, “Universal”, ka bërë publik lajmin se vazhdon ende të jetë në kërkim të një regjisori për këtë film.

Advertisement

Sipas thashethemeve, Wan ka hequr dorë nga seria e tetë e këtij filmi pasi sipas tij të punojë me Vin Diesel ishte shumë e vështirë.

Në një deklaratë të bërë për “The Hollywood Reporter”, “Universal” ka thënë se James pas “Furious 7” nuk ka pasur të dëshirë të vazhdojë më tej për shkak të një konflikti që ka pasur me protagonistin e filmit “The Conjuring 2”.