Në pak më shumë se një muaj nga ndarja nga jeta e Liam Payne, sot do të bëhet varrimi i tij në Angli.
Ish-anëtarët e grupit “One Direction”, pritet të marrin pjesë në ceremoninë private që do të zhvillohet në një zonë të qetë në Angli, së bashku me familjen dhe miqtë më të afërt.
Këngëtari ndërroi jetë tre javë më parë pas rënies nga ballkoni i katit të tretë të një hoteli në Buenos Aires, Argjentinë. Autopsia konfirmoi se ai kishte pësuar hemorragji të brendshme dhe të jashtme, si dhe dëmtime të shumta traumatike për shkak të rënies.