Fullani kërkon të rikthehet në detyrë

Avokatja e ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, në përfundimin të gjykimit të tij ka bërë një kërkesë shtesë.
Përveç asaj për dëmshpërblim, avokatja Erinda Ballanca ka kërkuar rikthimin në detyrë të klientit të saj.
“Shkarkimi i tij u bë në shkelje të ligjit. Derisa të rikthehet në detyrë kërkojmë t’i paguhet paga deri në rikthim”, ka deklaruar Ballanca.
Sipas përfaqësueses ligjore të ish-guvernatorit, dëmshpërblimi për dëmin moral që i është shkaktuar zotit Fullani është 15 milionë lekë të reja.
Avokatja Ballanca ka cituar si shembull rastin e një vendimi nga Gjykata e Strazburgut për shkarkimin  e një anëtari të Gjykatës së Lartë në Ukrainë për të njëjtat shkelje. “Strazburgu urdhëroi kthimin e menjëhershëm të tij në detyrë”, ka thënë Ballanca.

Advertisement