Frikë për vajzën e Whitney Houston

Bobbi Kristina Brown tashmë është mirë dhe po e rimerr veten pasi u gjet pa ndjenja në vaskën e shtëpisë së saj, raporton TMZ.

Vajza e Whitney Houston dhe Bobby Brown u gjet nga bashkëshorti i saj Nick Gordon dhe një mik i tyre.
Policia ka treguar se ndihma e parë i është dhënë nga bashkëshorti Gordon, para mbërritjes së policisë dhe mjekëve.
Menjëherë ajo u dërgua në spital dhe tashmë është në gjëndje të mirë dhe të qëndrueshme, por asnjë detaj më tepër nuk është bërë i ditur.
Incidenti të rikujton mamanë e Bobbi Kristina, e cila pas vitesh abuzimi me drogën, u gjet e vdekur në vaskën e dhomës së saj të hotelit në Beverly Hills në Shkurt 2012. Houston ndërroi jetë në moshën 48 vjecare.

Advertisement