Frikë nga plakja

Këngëtari që planifikon të performojë me shokët e grupit për aq kohë sa të ketë mundësi, është i tmerruar nga procesi i plakjes. “E kam të vështirë të besoj që jam 47 vjeç, sepse ndihem si 18. Nuk kam menduar të jem Mick Jagger-i i ardhshëm dhe të vazhdoj të performoj deri kur të mbush 60 vjeç. Por për momentin nuk shoh ndonjë arsye që të ndaloj”. Bon Jovi veç të tjerash ka rrëfyer se e tmerron ideja e të rënit të flokëve. “Jam shumë i shqetësuar. Kur shikoj meshkuj si Sting, mendoj se është bukur të humbasësh flokë, por unë jam duke humbur ca si shumë dhe jam i ndërgjegjshëm. Dikush më tha që t’i bëj masazh skalpit të kokës sepse ndihmon në daljen e flokëve të rinj dhe unë po e praktikoj gjithmonë këtë metodë edhe pse ngjaj si budalla”.

Advertisement