Freedom House, organizata për lirinë në botë: Si vlerësohet Shqipëria këtë vit

Në raportin vjetor të Freedom House*, Shqipëria ka marrë 67/100 pikë, një vlerësim më i ulët në krahasim me vitin e kaluar që ishte 68.

*Freedom House është një organizatë jo-qeveritare jofitimprurëse e financuar nga qeveria amerikane me bazë në  SHBA, e cila kryen kërkime mbi demokracinë, lirinë politike dhe të drejtat e njeriut. Freedom House u themelua në tetor të vitit 1941 dhe Wendell Willkie dhe Eleanor Roosevelt shërbyen si kryetaret e saj të para të nderit.

Advertisement

Freedom House, organizata për lirinë në botë: Si

FREEDOM HOUSE: SHQIPËRIA

Të drejtat politike janë vlerësuar me 27 nga 40 pikë dhe liritë civile me 40 nga 60 pikë. Në përshkrimin e përgjithshëm të Shqipërisë shkruhet:

“Shqipëria njihet për zgjedhje elektorale shumë konkurruese, megjithëse partitë politike janë shumë të polarizuara dhe shpesh të organizuara e të përqendruara rreth personaliteteve kryesore. Liria fetare dhe liria e të shprehurit kolektivisht respektohen në përgjithësi. Korrupsioni dhe krimi i organizuar mbeten probleme serioze pavarësisht përpjekjeve të fundit të qeverisë për t’i adresuar ato, dhe ndërthurja e interesave të fuqishme të biznesit, politikës dhe medias bllokon zhvillimin e mediave me të vërtetë të pavarura.”

Rëniet e pikëve lidhen kryesisht me lirinë e grumbullimit, për shkak të dhunës midis protestuesve dhe forcave të sigurisë në maj, gjatë shembjes së ndërtesës së Teatrit Kombëtar. Arsyeja e dytë lidhet me vrasjen nga policia të Klodian Rashës, pasi kishte shkelur urdhrin për orën policore.

Kosova pësoi një rënie prej dy pikësh gjithsej nga 56 në 54, ndërsa Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut kanë shënuar rritje, madje me 3 pikë më shumë se vitin e kaluar.

Burimi: Freedom House, Euronews