FRD i përgjiget pozitivisht kërkesës së Kryeministrit për negociata për koalicion

Kryetari i Partisë Fryma e Re Demokratike, Bamir Topi ka deklaruar sot në një konferencë për shtyp pas Asamblesë së Përgjithshme të kësaj partie, se FRD pranon ftesën publike të Kryeminstrit Rama për t’ë nisur negociatat për t’u bërë pjesë e koalicionit të mazhorancës në zgjedhjet e 21 qershorit.“Jemi forcë politike e qëndrueshme. Strukturat tona janë duke shkuar në zgjedhjet mbi bazën e parimit një anëtar, një votë. Sot duhet të ecim paralelisht, të forcojmë strukturat, por edhe të marrim pjesë në zgjedhjet e 21 qershorit. Kemi vlerësuar pozitivisht një ftesë publike, një ftesë që gjithsesi të imponon që të pozicionohesh, ftesë që erdhi nga z. Rama, z. kryeminstër, 3 ditë më parë. Pikërisht për këtë arsye FRD sot ra dakord, jo për koalicion, se të hysh në kolicion ka etapat e veta dhe kërkon kohë, por pranon ftesën e z. Rama për të hyrë në negociata për koalicion dhe çertifikoi grupin negociator që do të kryesohet nga unë. Z.Oketa dhe z. Sali Shehu”, tha kreu i FRD, Topi.
Sipas ish-Presidentit Topi, “negociatat nuk bëhen thjesht për interesa elektorale. Negociatat fillojnë me parimet më të rëndësishme që janë pjesë e FRD-së, për rëndësinë që kanë partitë për të forcuar shtetin dhe institucionet. Do të paraqesim nevojën për disa rregullime në Kushtetutën dhe Kodin Zgedhor. Zgjedhjet e pushtetit vendor janë zgjedhje administrative dhe janë zgjedhje që do t’i shërbejnë qytetarëve”.
Ndërsa duke folur për koalicionin rreth PD-së, Topi u shpreh se, “Dita djeshme konfirmoi atë pozicion refraktar, do të përdorja një term, armiqësor, ndaj FRD-së duke e lënë jashtë vëmendjes. Ky ishte akti i fundit, pasi që në momentin e themelimit të FRD-së dhe në vazhdimësi ka pasur një vazhdimësi për ta çuar këtë parti jashtë sfidave elektorale, falë një angazhimi malicioz të ish –liderit të PD”.
“Por ecuria e politikës në Shqipëri ka treguar që zëri FRD-së ka qenë i fuqishëm”, tha Topi.

Advertisement