Francë – Vonesa e kryeministrit Berlusconi, shkak telefonata me homologun Erdogan

Edhe ndërkohë që liderët e vëndëve të NATO-s kalonin urën dhe takohenin me presidentin francez Nickolas Sarkozy si edhe gjatë minutës së heshtjes të mbajtur për të rënët e NATO-s, Berlusconi vazhdonte telefonatën e tij. Kryeministri ka arritur vetëm për foton e dytë të grupit të liderëve. Përpara fotos, Berlusconi është shfajësuar për vonesën me Merkel dhe Sarkozy. Kreu i qeverisë italiane është detyruar të vonohet pasi ka qënë duke biseduar me kryeministrin turk Tajip Erdogan për zhbllokimin e situatës për zgjedhjen e sekretarit të ri të përgjithshëm të NATO-s. Kryeministri danez Anders Fogh Rasmussen ishte kandidati i preferuar nga 27 vëndet anëtare për të kryesuar Aleancën, por Turqia është shprehur kundër kandidaturës së tij. Berlusconi ka tentuar të zhbllokojë situatën. Besohej se kjo cështje do të zgjidhej shpejt, por në fakt nuk ka rezultuar kështu. Parimi i konsensusit është i shenjtë për NATO-n, që nuk mund të marrë një vendim pa pëlqimin e Turqisë, që është një nga ushtritë më të mëdha në Aleancë.

Advertisement