Francë – Socialistët kryesojnë zgjedhjet vendore

Sipas rezultateve të deritanishme socialistët francezë kanë siguruar 29.1% të preferencave të francezëve, kundrejt 27.3% të partisë së presidentit Sarkozi. Ndërkohë që në rezultat u vu re edhe një rritje e frikshme e së djathtës ekstreme franceze. Fronti Kombëtar ka kapur kuotat e 11%. Por për autoritetet shqetësuese mbeti pjesëmarrja mjaft e ulët në këto zgjedhje. Sipas tyre mbi 50% të personave me të drejtë vote nuk kanë preferuar të ushtrojnë të drejtën e tyre.

Advertisement