Francë – Senati miraton reformën pensionale

Pas votimit në Senat, tani duhet që të dy Dhomat e Parlamentit ta bëjnë votimin final për këtë legjislacion, para se ai të shndërrohet në ligj. Sindikatat e punëtorëve kanë thënë se do t’i vazhdojnë protestat kundër këtyre masave, sipas të cilave, shtohet mosha minimale për dalje në pension prej 60 në 62 vjet. Mosha për arritjen e pensionit të plotë shtetëror rritet prej 65 në 67 vjet. Qeveria thotë se reforma është e nevojshme për ta shpëtuar sistemin pensional nga shkatërrimi, ndërsa sindikatat thonë se kjo reformë nuk është korrekte ndaj punëtorëve.

Advertisement