Duke theksuar se sot është 60 vjetori i krijimit të Aleancës, Scheffer vlerësoi se shpresat e NATO-s janë bërë realitet. “NATO ka kontribuar për një periudhë të paprecedent paqeje, lulëzimi dhe e gjithë kjo është provë e asaj që mund të arrihet nëpërmjet bashkëpunimit tonë me një qëllim të përbashkët”, u shpreh Scheffer. Menjëherë pas tij e mori fjalën presidenti francez Nicolas Sarkozy, i cili vlerësoi se NATO është në shërbim të paqes, dhe jo luftës. “Gjermania dhe Franca së bashku kanë vullnetin e paqes dhe ne e tregojmë këtë”, u shpreh Sarkozy. Ai kërkoi që të gjendet një strategji e re për Afganistanin, pasi sic theksoi Sarkozi, “liria atje është në rrezik”. Në këtë kuadër ai tha se përshëndet administratën amerikane dhe e mbështet atë për strategjitë e saj. Dy cështjet kryesore që po diskutohen në samitin e NATO-s janë anëtarësimi i Shqipërisë dhe Kroacisë, si dhe cështja e Afganistanit.