Francë – Parlamenti miraton reformën e pensioneve

Reforma, e cila tani pritet të kalojë në Senat, ka kaluar me 329 vota pro ndaj 233 kundër në Asamblenë Kombëtare. Reforma e pensioneve ka qenë një cështje kyce në politikën e presidentit Sarkozy. Ajo synon të reduktojë kostot e pensionit në Francë, në mënyrë që të sjellë rënien e borxhit publik. Në momentin e votimit, jashtë selisë së Parlamentit në Paris ishin mbledhur shumë qytetarë që protestonin kundër reformës.

Advertisement