Francë – Obama përshëndet hyrjen e Shqipërisë e Kroacisë në NATO

“Dua të shpreh mendimet e mia direkte për Shqipërinë dhe Kroacinë. Mirëserdhët në NATO, jemi shumë të kënaqur, kjo është e rëndësihme. Ne ju mirëpresim! Kroacia dhe Shqipëria e kanë dëshmuar me veprime mbështetjen për NATO-n dmth për aleancën. Ushtarët e tyre ndodhen në Afganistan dhe kjo tregon masën se ata do të vazhdojnë të jenë kontribues për Afganistanin e për aleancën”. Obama theksoi më tej se SHBA dhe NATO janë krenarë për hyrjen e Shqipërisë dhe Kroacisë në familjen e madhe europiane. Sipas Obamës kjo u arrit falë punës që kanë bërë këto dy vende në drejtim të reformave. “Ne jemi krenarë që ju kemi ju aleatë, dhe jemi krenarë për reformat që keni arritur, të dyja vendet kanë bërë shumë para, ne ju ndihmojmë do jemi më të afërt me ju. Mirëpresim Shqipërinë dhe theksoj se kjo nuk është hera e fundit kjo që do ketë festë. Do kemi dhe Maqedoninë së shpejti në NATO. Dyert do të mbeten të hapura”, tha Obama.

Advertisement