Drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Christine Lagarde beson se është e nevojshme “më shumë hapje” ekonomike për të luftuar kundër populizmit, në një intervistë për gazetën ‘’Les Echos’’ .
Gjatë intervistës ajo pohoi se ishte mjaft e shqetësuar për zhvillimin politik në botë që mund të çojë në pasoja serioze ekonomike.
Por përballë populizmit, drejtoresha e FMN-së thekson se nga pikëpamja e FMN-së, përgjigja e duhur do të ishte përmes një hapjeje më të madhe, veçanërisht tek shërbimet (tepër të tarifuara), të cilat do të mundësonin fitime të produktivitetit./ /v.b/
PARIS, 8 nëntor /ATSH-AFP/