Më shumë se 18 milionë vota kanë shkuar për socialistin, Francois Hollande dhe rreth 16,9 milionë për paraardhësin e tij, Nicolas Sarkozy, ndërkohë që më shumë se dy milionë zgjedhës kanë votuar bardhë ose fare, sipas shifrave të Ministrisë së Brendshme duke e çuar në më shumë se 46 milionë të regjistruar dhe 37 milionë votues. Përqindja e absetinimi është regjistruar 18,86 për qind kundër 20,52 për qind në turin e parë dhe 16,03 për qind në turin e dytë të zgjedhjeve të vitit 2007. Francois Hollande premtoi se do të jetë president i të gjithëve dhe kërkoi të gjykohet për dy angazhimet e tij të mëdha, drejtësinë dhe rininë, gjatë një fjalimi para mbështetësve të tij në Tulle.