Në bazën “Kampi i Paqes” do të dislokohen më tepër se 500 ushtarë dhe në të përfshihet një bazë ajrore, një detare dhe një kamp trainimi. Agjencitë e lajmeve raportojnë se Franca po synon forcimin e pranisë së saj në këtë rajon, pasi aty mundësohen kontrata fitimprurëse mbrojtëse dhe marrëveshje për energji atomike. Vitin e kaluar Franca, si furnizuesi kryesor ushtarak në këtë vend, nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi.