Francë | G20 mblidhen për të diskutuar rritjen e cmimeve

 Duke u bazuar në axhendën e publikuar të samitit, inflacioni i çmimeve të ushqimeve dhe karburanteve do të jetë në qendër të të gjitha bisedimeve. Më parë gjatë kësaj jave, Banka Botërore e cilësoi si alarmuese gjëndjen e çmimeve, ndërsa shtoi se që prej Qershorit, ato janë bërë shkaku kryesor për zhytjen në varfëri të 44 milion njerëzve më shumë. Presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, i cili është aktualisht edhe drejtuesi i G20-s, ka bërë thirrje për përpunimin e një strategjie të përbashkët, në gjendje të luftojë spekulimet me çmimet e të mirave të domosdoshme.

Advertisement