Fotografitë dhe negativët janë blerë nga koleksionisti Fury Anton në një pazar sendesh të lira në Parsippany (New Jersey) për vetëm dy dollarë. Ka pasur dy zarfe: një me foto të pazakonta të Marilyn dhe të tjera me foto dhe negative të Jayne Mansfield. Fury, i cili është fotograf, dha lejen për të publikuar fotografitë në CNN disa ditë pas 85 vjetorit të ditëlindjes së legjendares Marilyn. Nga vijnë këto fotot, mbetet ende një mister. Kur i bleu në 1980, Fury nuk e dinte saktësisht se çfarë ishin. Pasi shkoi në shtëpi dhe zhvilloi negativët, kuptoi se kishte imazhe të Marilyn të pa para më parë. “E vetmja gjë që dimë është se kush është protagonistja e fotove. Për pjesën tjetër nuk e dimë kush i ka realizuar, ku, kur, dhe pse” – shpjegon Fury. Një nga arsyet përse fotografi ka vendosur që t’i përhapë tani këto fotografi është shpresa që dikush t’i njohë ato dhe të hedhë dritë mbi misterin. Shumë pak elementë në dispozicion: kontekstin, i cili duket të jetë i viteve ‘50 në Los Angelos dhe një njeri që shihet shumë në fotot e Marilyn-it dhe në ato të Jane Mansfield-it, që ndoshta mund të jetë vetë fotografi.
Foto të reja të papublikuara
Tuesday, December 16, 2025
Previous article
RELATED ARTICLES


