Rasti i skandalit në Gjykatën e Gjirokastrës ka pushtuar mediat dhe po diskutohet në të gjithë opinionin publik dhe të gjithë po pyesin se kush është nëna e divorcuar që regjistroi kryetarin e Gjykatës, Guximtar Boçi. Ajo jeton me dy fëmijët e saj në Gjirokastër. Familja e saj është marrë në mbrojtje nga policia. Ajo është R.I, 38 vjeçe nga Gjirokastra. Mësohet se gruaja e ka humbur çështjen që kishte me familjen e ish-burrit të saj në shkallën e parë edhe në apel dhe tashmë ajo po shqyrtohet në Gjykatën e Lartë. Të gjitha regjistrimet audio janë bërë prej saj në dy takime. Në të parin ajo ka biseduar në një lokal me kryetarin e gjykatës Boçi dhe në tjetrin ajo është takuar me gjykatësen e çështjes së saj.