Foto/ Jennifer Aniston me quka dhe pa tualet në kopertinën e fundit

Aktorja hollivudiane Jennifer Aniston e ka treguar shpesh që është mjaft komode me pamjen e saj. Aniston tashmë 50-vjeçare është bërë imazhi i kopertinës të revistës “Instyle”.

Ajo çfarë ka rënë në sy është se Aniston ka përdorur një make-up minimalist në realizimin e kësaj kopertine ku kanë dalë në pah qukat e saj.

Advertisement

Nuk është hera e parë që aktorja  tregon se plakja është një proces që nuk e tremb, gjithashtu  është shprehur gjithnjë se kujdeset në mënyrë intensive për lëkurën e saj dhe do vazhdoj ta bëj për shumë vite të tjera, duke forcuar mesazhin e kujdesit për veten.

/Opinion.al/