Ai ka arritur t’a zgjidhë kubin për 10,31 sokonda. Por e veçanta qëndron në faktin se ai ka mundur t’a zgjidhë kubin edhe me symbyllur. Në videon e përhapur nga BBC djali shpenzon 30 sekonda për të studiuar pozicionin e 54 kuadrateve me ngjyra që përbëjnë faqet e kubit, më pas mbyll sytë dhe për 50 sekonda formon kubin, duke bërë çdo faqe me të njëjtën ngjyrë.
Kubi i Rubik, është një objekt i shpikur nga profesori i arkitekturës e njëkohësisht skulptori hungarez Erno Rubik në vitin 1974. Kubi është lodra më e shitur e historisë, me 300 milion copë të blera në mbarë botën. Ekziston një disiplinë e vërtetë sportive, SPEEDCUBING, ku konkurentët ndeshen me njëri-tjetrin në formimin e kubit të Rubick në sa më pak kohë.
Rekordi botëror i formimit të kubit Rubik është 7,08 sekonda, arritur nga një 19 vjeçar, speedcuber-i hollandez Arik Akkersdijk në vitin 2008. Ndërkohë Graham Parker një murator britanik i moshës 45 vjeçare ka vendosur rekordin e kundërt, pasi i janë dashur 26 vite (një total prej 27.400 orë të shpenzuara) dedikuar formimit të kubit. Nga sa duket mosha është një faktor determinues për aftësinë në zgjidhjen e kubit të Rubik, që kërkon përqendrim maksimal, memorie e kujtesë.