Modelja sexy e Victoria’s Secret ka treguar se si çifti planifikoi çdo gjë me fshehtësi të madhe që prej fillimit. “Dasma jonë ishte fiks siç e kishim imagjinuar dhe shpresuar. Donim që të ishte diçka intime. Gjithnjë kemi dashur një dasëm private, ndaj të gjitha detajet do të jenë sekreti ynë special”,- ka thënë bukuroshja për Sydney Morning Herald. Miranda gjithashtu ka folur dhe për planet e tyre për të krijuar një familje, por për asnjë moment nuk komentoi mbi zërat që qarkullojnë se ajo është shtatzënë. “Kam qenë e hapur ndaj faktit se një ditë do të bëhem nënë dhe gjithnjë kam menduar se Orlando do të jetë një baba i mrekullueshëm. Mendoj se shtatzania dhe të pasurit fëmijë është pjesë e jetës. Shikoj se si mikeshat e mia Heidi Klum, Adriana Lima dhe Alessandra Ambrosio ja kanë dalë mbanë dhe e kanë bërë këtë eksperiencë pjesë të jetës së tyre”.