Flaka Krelani, pjesë e një filmi të huaj

Flaka Krelani ka treguar ekskluzivisht për Blitz.al, se është e përzgjedhura për të kënduar kolonën zanore të një filmi slloven, që titullohet “Ëndërr”. “Filmi është një realizim nga regjisori Bostjan Slatensek dhe me producent Uros Gorican”, ka thënë Flaka. Më pas ajo ka shtuar: “Teksti i këngës është shkruar nga vokalisti i grupit Troja, Bujar Berisha, dhe është regjistruar në një studio në Slloveni”. Krelani thotë se kënga është një pasqyrim i realitetit kosovar: se si qytetarët e Kosovës së pasluftës jetojnë dhe si e përdorin lirinë e tyre. Ajo ka shtuar se kënga do të tregojë edhe një realitet tjetër, realitet ku qytetarët kosovarë nuk jetojnë më mirë se para luftës, ku rinia kosovare është e zhgënjyer nga jeta aty.

Advertisement