Fjolla Morina: Nënë e babë për fëmijën do të jem vetë!

Këngëtarja Fjolla Morina është një nga emrat më të lakuar kohët e fundit në portalet e mediave rozë. Por bashkë me të, jo më pak i lakuar ka qenë edhe emri i partnerit të saj, babai i vajzës që pritet të lindë së shpejti.
E ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan, Fjolla ka pranuar se fëmija që ajo pret është i biznesmenit kosovar që jeton dhe punon në Dubai, Flamur Azemi.
“Po, po ai është”, ka pohuar Fjolla kur Çani e pyeti nëse babai i fëmijës është biznesmeni Flamur Azemi.
Në këtë mënyrë këngëtarja kosovare ka shuar gjithë kuriozitetin e publikut, njëhërë e përgjithmonë, por ka befasuar me një deklaratë tjetër pak minuta më vonë, kur ka thënë se ajo do të jetë nëna dhe babai i vajzës.
“Por nënë e babë jam unë”, ka shtuar ajo në “Zonë e Lirë”, duke ngritur dyshime të tjera dhe duke lënë të kuptohet se ndoshta ajo dhe partneri i saj mund të mos jenë më bashkë.

Advertisement