Fjalimi emocionues i Gigi Hadid

Gigi Hadid ka bërë një paraqitje në episodin e 22 marsit të “The Real Housewives of Beverly Hills”, në të cilën ka dhënë një fjalim emocionues për nënën e saj, Yolanda Foster dhe për sëmundjen e saj.

Fjalimi i modeles bukuroshe ishte kaq i fuqishëm aq sa përloti thuajse të gjithë të pranishmit në ceremoninë e organizuar “Gloval Lyme Alliance”.

Advertisement

“Sonte, do të nderojmë një person që më shumë se nga të gjithë, ka folur rreth ndërgjegjësimit të sëmundjes “Lyme”, nënën time. Për luftën tënde, për pasionin tënd dhe për nismën tënde që do të shpëtojë shumë të tjerë, jam shumë krenare të të nderoj më këtë çmim”, ka thënë ajo para se të shpërthente në lot.

Bella Hadid dhe nëna e saj gjithashtu u përlotën teksa shihnin fjalimin e Gigit nga audienca.