Fiton anoreksikja

Kanë filluar menjëherë polemikat në Amerikë. Edicionin e këtij viti e ka fituar pikërisht 19 vjeçarja Ann Ward, e cila është e gjatë 1.88 m dhe peshon vetëm 45 kg. Njëri prej gjyqtarëve ka thënë i kënaqur: “Ka belin më të vogël në botë”. Por menjëherë pas kësaj deklarate drejtuesja e programit Tyra Banks ka kërkuar falje për këtë pohim të gjyqtarit Jay Alexander. Ann ka fituar një kopertinë dhe një shërbim fotografik në Vogue Italia si dhe një vit punë në agjensinë prestigjoze të modeleve IMG MODELS si dhe një kontratë me vlerë 100 mijë $. Në blogje të ndryshme, shoqatat e prindërve dhe persona të angazhuar në lëvizjen kundër anoreksisë kanë protestuar kundër produksionit për mesazhin joedukativ që përcjellin nga ekrani.

Advertisement