FItness me Madonna-n

E para do të hapet muajin e ardhshëm në Mexico City. Qendrat e fitnessit do të quhen HARD CANDY FITNESS dhe kuptohet lehtë se është frymëzuar nga albumi i fundit HARD CANDY. Mark Mastrov që po punon me Madonën nëpërmjet kompanisë së tij New Evolution Ventures ka thënë: “Hard Candy Fitness do të jenë një reflektim i pikëpamjeve të Madonna-s, në çdo detaj përfshirë hapësirën, ndriçimin dhe design-in. Prekja e Madonna-s do të jetë kudo”. Ndërkohë menaxheri i artistes Guy Oseary ka rrëfyer se pjesa më e madhe e palestrave do të hapen në vendet ku këngëtarja është e famshme dhe shumë popullore. Qendra e parë do të hapet në kryeqytetin e Meksikës”. Përveç veglave standarte të palestrave, qendrat Hard Candy Fitness do të kenë bare, dhoma për yoga dhe sauna. Dhjetë qendra të tjera pritet të hapen në Argjentine, Rusi, Brazil dhe Europë.

Advertisement