Finalizohet divorci i Pamela Anderson dhe Rick Salomon

Divorci i Pamela Anderson dhe Rick Salomon është finalizuar me një marrëveshje sipas së cilës Salomon do të duhet ti paguajë mbi 1 milionë dollarë aktores 47 vjecare.
“Ajo është shumë e lumtur me marrëveshjen dhe akoma më e lumtur që më në fund është ndarë nga Rick”, kanë konfirmuar burimet.
“Pamela ka hequr dorë nga martesat dhe madje nuk beson më në to.”
Cifti është përfshirë në një luftë të madhe ligjore muajt e fundit, pasi Anderson nisi procedurat e divorcit për “mospërputhje karakteresh”.
“Ajo ndihet e tradhëtuar nga Rick dhe prandaj nuk dëshiron më të ketë marrëdhënie serioze me asnjë mashkull”, thonë raportimet.

Advertisement