Filmi i fundit i regjisorit amerikan Christopher Nolan “Oppenheimer”, por rezulton një film mjaft i suksesshëm në mbarë botën me përjashtim të Japonisë.
Në këtë shtet ende nuk ka një datë të publikimit për filmin, i cili ka të bëjë me krijimin e bombës atomike nga shkencëtari i Luftës së Dytë Botërore Robert Oppenheimer që u përdor për të shkatërruar qytetet Hiroshima dhe Nagasaki në Gusht 1945.
Më 9 Gusht të këtij viti, SHBA hodhi bomba atomike në këto dy qytete, duke shkaktuar qindra-mijëra të vdekur dhe pasoja te të prekurit. Shumica e qytetarëve thonë se nuk kishin dëgjuar për filmin, i cili nuk është reklamuar në Japoni. Por kur u pyetën nëse do të shikonin “Oppenheimer”, shumë qytetarë shprehën rezerva për të.
“Mendoj se do të ketë shumë njerëz që nuk do të duan ta shohin. Ka shumë njerëz, si familjet e viktimave, që do të ishin kritikë dhe nuk do të ishin dakord ta shfaqnin.”
Ka dhe nga ata të tjerë që janë të interesuar për ta parë atë.
“Unë mendoj se njerëzit janë ende të interesuar për filmin. Ndoshta të interesuar për perspektivën amerikane të gjithë kësaj.”
Oppenheimer u shfaq premierë në Paris më 11 Korrik në teatër në Shtetet e Bashkuara dhe Mbretërinë e Bashkuar më 21 Korrik.