Fillimi i një historie?

Kështu Anglia ka fantazuar për një lidhje të mundshme mes Pippa Middleton dhe Princit Harry. Tani historia mund të bëhet realitet … Duket se të dy janë kthyer singëll. U bënë vite në fakt që Harry dhe afrikanojugorja Chelsy Davy bashkohen dhe ndahen rregullisht dhe sipas shtypit britanik tashmë kanë vendosur të ndërpresin historinë e tyre. Duke pasur parasysh të kaluarën mund të jetë një pushim i zakonshëm për reflektim, por fakti është që tani Princi është i lirë nga lidhjet emocionale. Mund të jetë një rastësi e parëndësishme, por sipas The Sunday Times edhe e admirueshmja Pippa është vetëm, pasi është ndarë nga bankieri Alex Loudon. Përveçse ka frekuentuar rregullisht ish-të dashurin George Percy (djali i Dukës së Northumberland), me të cilin është fotografuar në Spanjë, në Londër dhe një turne tenisi, këto ditë motra e Kate, është parë as më shumë e as më pak por në shoqërinë e Harry! Sipas gazetës gjermane Berliner Zeitung, të dy kanë qënë për një çaj kokë më kokë dhe më pas para një bari në Londër. Një bisedë midis kunetërish apo diçka më shumë?

Advertisement