Fier | Rama: protesta e rradhës në 15 Mars, në 3 vjetorin e tragjedisë së Gërdecit

Friday, January 16, 2026

 Lideri i opozitës ritheksoi edhe në këtë takim se lajtmotiv i këtij turi është intensifikimi i protestave kundër qeverisë së hajdutëve. Kryesocialisti Rama deklaroi se opozita është më e bashkuar se kurrë në betejën e saj për rrëzimin e qeverisë Berisha, e cila sipas tij vodhi zgjedhjet e shkuara parlamentare për të vjedhur popullin dhe Shqipërinë. “Ky pushtet po e varfëron Shqipërinë”, tha Rama në Fier, duke theksuar se “Nuk do zbrapsemi asnjë milimetër, shkojmë përpara më të bashkuar se kurrë”. Lideri i opozitës tha se duhen zgjedhje për të hequr nga pushteti Sali Berishën. “Jemi më të shumtë se asnjëherë më parë”, nënvizoi Rama duke theksuar se beteja e opozitës do të vijojë. Sipas tij qeveria ka kryer tradhti të rënda ndaj popullit, duke iu referuar jo vetëm vjedhjes së votave në zgjedhjet e shkuara parlamentare dhe vjedhjes së pasurive kombëtare, por edhe vrasjes së katër demonstruesve në 21 Janar. Rama duke bërë thirrje për zgjedhje theksoi se duhet të marrë fund politika e vjetër, duke bërë me dije se qeverija e re e opozitës do të ishte qeveria më e mirë për të gjithë shqiptarët dhe shpresa kundër padrejtësisë. “Nuk do lejojmë të përsëritet e shkuara dhe do të jemi në shërbim të popullit”, nënvizoi Rama nga Fieri, duke theksuar se opozita nuk do të lejojë të përsëritet e shkuara. “Shqipëria është tokë e tradhtuar nga politikanë të mëdhenj e të vegjël”, tha kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama. Ai i bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e opozitës në 15 Mars, në tre-vjetorin e tragjedisë së Gërdecit, kur nga shpërthimi në fabrikën e demontimit të municioneve humbën jetën 26 vetë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -