“Hap kuti ose largohu o gënjeshtar, në ato kuti fshihet vendimi i Shqiptarëve për një politikë të re” ka deklaruar gjatë fjalës së tij kreu i opozitës, Edi Rama. Gjatë fjalës së tij Rama numëroi problemet që ka sjellë kriza ekonomike në vend. Rama deklaroi se qytetarët nuk mund të festojnë festat e fundvitit për shkak të krizës në të cilën ndodhen. “Vitit 2010 do të jetë vitit i shpërthimit të krizës në familjet shqiptare megjithëse ne e paralajmëruam më parë dhe i bëmë thirrje Sali Berishës të merrte masa, nuk e dëgjoi këmbanën tonë dhe as të FMN-së, e fshehu krizën dhe e thelloi. E la vendin në një rënie të lirë për hesap të pushtetit të tij” tha Rama. “Sa herë e paralajmëruam, Sali Berishën për kohesh të merrte masa kundër krizës për të mbrojtur popullin. Ne e paralajmëruam më parë dhe i bëmë thirrje Sali Berishës të merrte masa, nuk e dëgjoi këmbanën tonë dhe as të FMN-së, e fshehu krizën dhe e thelloi. E la vendin në një rënie të lirë për hesap të pushtetit të tij” tha Rama. “Hap kutitë ose largohu” këtë krizë e solle ti, Sali Berisha dhe nuk do ta paguajë një popull tërë. Protesta për hapjen e kutive është vullneti ynë për t’i dhënë fund krizës së demokracisë dhe ekonomisë. Ky është pushteti i pa të ardhme i biznesmenit Berisha, ndaj hap kutitë ose largohu Sali Berisha” tha kreu i PS-së.


