Fier – LSI shpërndan 200 tonë ushqime

Kryetari i LSI-së Ilir Meta, së bashku me prefektin e qarkut të Fierit Bujar Hasa, dhe Kryetarin e Bashkisë së Lushnjes, Albert Sanxhaku ishin sot të pranishëm në momentin e dorëzimit të këtyre ndihmave pranë Shtabit të Emergjencave në Shkodër. Zëvendës Kryeministri Meta shprehu falënderimet e tij për ndihmat e dhëna nga LSI-ja e qarkut të Fierit. Ai e konsideroi si një kontribut mjaft të çmuar për banorët që janë prekur nga përmbytjet. “Ky është një kontribut shumë i madh dhe shumë konkret. Është në vijim të një kontributi të mëparshëm që erdhi rreth 40 tonë pak ditë më parë nga Lushnja, dhe të shumë kontributeve të tjera. Jam i bindur se ky kontribut do të vazhdojë deri në fund, pasi ky është një solidaritet tepër i vërtetë, ndaj qytetarëve të Shkodrës”, është shprehur kreu i LSI-së.

Advertisement