Emergjencat janë vënë në lëvizje ndërsa lumi ka shpërthyer nga shtrati i tij i zakonshëm dhe ka shkaktuar përmbytjen e shtëpive dhe tokave bujqësore në komunën e Novoselës. Sipas informacioneve të fundit, mëse 400 hektarë tokë bujqësore ndodhet aktualisht nën ujë, ndërsa 6 shtëpi janë përmbytur plotësisht. Ndërsa në komunën e Cakranit, mësohet se janë shkaktuar përmbytje në tokat djerrë. Drejtoria e Emergjencave Civile gjithsesi ka deklaruar se situata gjendet nën kontroll të plotë, ndërsa ekipet e shpëtimit kanë evakuuar personat në rrezik.