Sipas vendimit, Dilaver Adushaj 25 vjeç, do të qëndrojë në burg pa afat. Tre ditë më parë, Adushaj ekzekutoi me thikë 55 vjeçarin Et’hem Spahiu, pasi ishte futur në pikën e tij të këmbimit valutor. Autori i krimit nga Roskoveci, ka tentuar të largohet nga vendngjarja, por pasi u vu në ndjekje nga policia, u izolua në njërën nga lagjet e qytetit, ku kërcënoi uniformat blu, duke thënë se do të vetëvritej. Negociatat me autorin e vrasjes, vijuan për rreth 1 orë, por duke përfituar nga një shpërqendrim i tij, efektivat e policisë ndërhynë dhe e arrestuan. Ndërkaq sipas policisë, thuhet se arsyet e kësaj vrasje kanë qenë të dobëta, pas një konflikti mes autorit dhe viktimës.