Fier – Berisha, zhvillimi rural prioritet kryesor

Sipas kreut të mazhorancës qeveria në këto 4 vjet ka investuar 1.6 miliardë dollarë për zhvillimin e fshatit. Gjithashtu kryeministri ka përmëndur dyfishimin e pensioneve në fshat më 1 maj ndërkohë që ka bërë një premtim të ri për mandatin e dytë. “Ne ju premtuam dyshimin e pensioneve dhe e mbajtëm. Tani ju premtoj se në mandatin e dytë në fshat nuk do të ketë pension nën 100 dollarë”, u shpreh Berisha. Gjatë qëndrimit në komunat Strum dhe Kuman të Fierit, kryeministri Berisha preku edhe cështjen e lëvizjes së lirë, duke u kërkuar qytetarëve të aplikojnë për dokumentat e identitetit. “Bashkë realizuam NATO-n dhe tani ju premtoj liberalizimin e vizave. Por duhet të shkoni të bëni aplikimin për letërnjoftimet dhe pasaportat, për të qënë të barabartë me të gjithë shtetasit e vëndeve të zhvilluara”, u shpreh Berisha. Në komunat e Fierit kryeministri Berisha paralajmëroi se javën e ardhshme qeveria do të vendosë një trajtim të ri financiar për familjet më në nevojë, në përpjekje për të luftuar varfërinë. “Ftoj qytetarët shqiptarë të bëjnë pyetjen nëse ka ndryshuar Shqipëria, Fieri apo qytete të tjera. Atyre që iu pergjigjën kësaj pyetje ne i kërkojmë votën”, u tha Berisha.

Advertisement