Rrugën Strum-Fier, 24 km, si dhe kanalizimin e ujërave të zeza në këtë fshat. Në moton “Shqipëria po ndryshon”, Berisha u ka premtuar banorëve rritjen reale të pagave dhe pensioneve në 1 maj, duke synuar kështu uljen e varfërisë. “U zotuam se do të dyfishojmë pensionet në fshat, ku do të merret një pension dy-fish më i lartë se ç’është marrë në vitin 2008. Beteja jonë me varfërinë është beteja më e vendosur”- u shpreh kryeministri Berisha në fjalën e tij drejtuar banorëve. Berisha tha se qarku i Fierit do të kthehet në kantier ndërtimi, duke përmendur disa rrugë të rëndësishme në këtë qark, si ajo Fier-Cakran, Pushimi i shoferit-Divjakë. Ndërsa premtoi se pas hapjes së tenderit do të fillojë ndërtimi i kësaj rruge që lidh jo pak por 20 fshatra, Berisha vuri theksin tek Kartat e identitetit, aplikimin për të cilat e ka quajtur një detyrim qytetar. “Qeveria do të përmbushë detyrimet e veta, qytetarët të përmbushin detyrimet e tyre dhe ajo që kërkojë nga ju është pajisja me letërnjoftimet e reja si dhe me pasaporta biometrike, sepse pa këtë pajisje të tjerët nuk do të pranojnë të heqin vizat me ne. Ndaj ne duhet të pajisemi me to edhe si një akt krenarie që ti themi çdo qytetari kudo në Evropë edhe në shqiptarët kemi dokumentat e identitetit më të mirat që prodhohen sot”- theksoi kryeministri Berisha në fjalën e tij. Më tej kryeministri ka inaguruar në komunën Kuman një shkollë nëntë-vjecare si dhe rrugën që lidh qendrën e komunës me fshatin Vidhishtë.