Gjatë përurimit të dy rrugëve në këtë qark, Berisha ka theksuar se “mazhoranca është në zgjedhje për popullin”. Ai ka sulmuar opozitën duke deklaruar se ajo dhe lideri i saj hyjnë në këtë betejë elektorale për të qëndruar në karriget që kanë aktualisht. Kryeministri tha se “8 Maji është për opozitën zgjidhje politike për karriget e tyre”. Ai ka folur dhe për ndërtimet në Fier dhe në zonat për rreth duke theksuar se në 5 vite janë ndërtuar 62 shkolla. Ndërkohë që janë bërë investime në infrastrukturë, gjë që ka sjellë dhe përmirësimin e jetës së banorëve në këtë zonë.