Fier – Arrestohen dy persona, kalonin klandestinë në Greqi

Të ndaluarit janë përkatësisht Emiljano Nazeraj, 22 vjeç, banues në fshatin Vreshtas të Fierit dhe bashkëmoshatari i tij, Martin Shehaj, banues në qytetin e Sarandës. Ndalimi i tyre u bë pas një hetimi 6-mujor nga strukturat e policisë, të cilat identifikuan sesi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dy të lartpërmendurit shoqëronin në kufirin Qafë Botë-Sarandë persona të ndryshëm për të kaluar në mënyrë të paligjshme dhe pa dokumentacion të rregullt në drejtim të shtetit grek. Mësohet se një aksion të tillë ata e bënin kundrejt pagesave 600 deri në 800 euro. Materialet do t’i referohen prokurorisë së Fierit për veprën penale “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit”, parashikuar nga neni 298/3 i Kodit Penal.

Advertisement